top of page

TEKNOLOGJIA

TV SATELITOR DHE TOKËSOR 

  • Pajisje të teknologjisë së fundit me

    • Enkoderat HD MPEG-4.

    • Multiplexer cilësorë për marrjen e sinjalit Live.

  • Transmetimet Satelitore (DTH) në Eutelsat Ë2B 16 gradë lindje dhe mbulojnë pothuajse të gjithë Europen, Lindjen e Mesme.

  • Një Eutelsat i pajisur mirë, i miratuar dhe me një tele-portë të licencuar.

  • Një qendër transmetimi si dhe një kontroll satelitor monitorues i pajisur mirë, që janë në funksion 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës

  • Një grup i gjerë sistemesh marrës satelitor për marrjen e sinjalit nga satelitët e përhapur me një shtrirje nga oqeani Atlantik në atë Indian.

 

Paketa Tring i ofrohet abonentëve të saj nëpërmjet dekoderave Full HD të gjeneratës së dytë HD tokësor dhe HD satelitor të përshtatshëm për pairing:

Dekoderi Tokësor HD:

  • STB i ri me marrës Tokësor pranon formatin e transmetimit HD, gjithashtu edhe atë SD (standart definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Kjo bën të mundur që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shikohen nga abonentët Tring.

  • Avantazh tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programet, filmat, emisionet, të cilat në pamundësi për t’i parë në oraret që transmetohen, mund t’i shikoni në kohën e përshtatshme për ju.

  • Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion, e cila mund të lidhet me një “Home Cinema” me anë të fibrës optike ose kabullit Coaxial.

  • Dekoderi i ri Tokësor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.

Dekoderi i SATELITOR HD:

  • Dekoderi i ri SATELITOR pranon formatin e transmetimit HD por edhe SD (Standart Definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Ky është një avantazh që të jep mundësinë për të ardhmen që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shikohen nga abonentët Tring.

  • E re tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programe, filma, apo çfarëdo pjesë e programeve të transmetuara. Kjo të jep mundësinë që në pamundësi për të parë një event të pëlqyer ta regjistrosh atë dhe të shikohet në kohën e përshtatshme.

  • Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion e cila mund të lidhet më vete në një “Home Cinema” me anë të fibrës optike ose kabllit coaxial.

  • Dekoderi i ri Satelitor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.

  • Dekoderat Tring, ndër funksionet e tjera, ofrojnë një menu shumëgjuhëshe, me teletekst dhe titra DVB, guidë për instalim të thjeshtë, opsion bllokimi nga të rriturit, Guidë Elektronike e Programit (EPG) dhe azhornim automatik të softuerit.

MY TRING IPTV

       Dekoderi My Tring IPTV

​

  • Dekoderi i My Tring IPTV eshte nje pajisje HD e cila ka nje dizajn inovativ qe ju dhuron nje eksperience te kendshme perdoruesit.

  • Nepermjet perdorimit te nje USB-je te thjeshte ose nje Karte SD, ju mund te perfitoni sherbime shtese si regjistrimi i programeve te ndryshme apo ndalimi i programit dhe shikimi i tij ne nje kohe te dyte.

  • Dekoderi i My Tring IPTV lejon shikimin e videove apo fotove te ndryshme fale pranise se Kartes SD.

  • Dekoderi i My Tring IPTV mundeson transmetimin e videove nga interneti me teknologjine HTTP Live Streaming (HLS).

bottom of page