RRETH NESH
-
Tring, një ndër kompanitë lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias ka lënë gjurmë dalluese dhe domethënëse jo vetëm në historikun e saj por edhe në historinë e medias dhe teknologjisë në Shqipëri.
-
- 2006 -
U themeluan kompania Albanian Satellite Communications e cila ishte ofruesi kryesor I shërbimit 3 play. -
- 2008 -
Më 16 shtator 2008, lindi kompania Tring TV e cila ofron një infrastrukture solide të prodhimtarisë audiovizive, transmetimeve dhe akuizicioneve. -
- 2009 -
Në vitin 2009 Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit televiziv kabllor "Kujtesa", në territorin e Kosovës. -
- 2010 -
Në vitin 2010 Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit të PTK-së Kosovës. -
Në vitin 2010 përmbajtja e Tring transmetohet për herë të parë në rrjetin televiziv kabllor "Blizoo", pjesë e Austria Telekom.
-
- 2011 -
Në 2011 përmbajtja e Tring transmetohet për herë të pare në Maqedoni në rrjetin televiziv të T-Home, pjesë e Deutsche Telekom. -
- 2012 -
Në gusht 2012 Tring lanÒ«on në treg revisten Living, kanalin e parë lifestyle ne Shiqpëri me të njëjtin emër dhe ëebsite-in dedikuar të jeturit mirë. -
- 2013 -
Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së tij nga MPEG 2 në MPEG 4, në platformën Tokësore. -
- 2014 -
Në prill 2014 Tring hodhi në treg produktin më inovativ, My Tring IPTV, në Rrjetin Albtelecom. -
Në 2014 Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së saj nga MPEG 2 deri në MPEG 4 në platformën satelitore, duke I ofruar klientëve të saj cilësi maksimale zëri & figure dhe më shumë kanale.
-
- 2015 -
Duke filluar nga Janari 2015, My Tring IPTV, produkti më inovativ në tregun shqiptar, televizioni i së ardhmes, mund të shihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën. -
- 2015 -
Në gusht të vitit 2015 Tring bleu të drejtat ekskluzive për eventin më të madh futbollistik, UEFA Champions League, për sezonet 2015-2018 dhe e vazhdoj prap deri me 2021